
Aksidentohet Vera Grabocka
Regjisorja e njohur Vera Grabocka ka pësuar një aksident. Sipas informacioneve ajo ka qenë duke bërë vrap dhe ka ndrydhur kaviljen. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë fundjavës, por mbrëmjen e djeshme regjisorja ka qenë në transmetim në spektaklin “Dance with me”. Burime për “Panorama” bëjnë me dije se gjendja e saj shëndetësore është normalizuar dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin.
