
Aksident në Yzberisht/ Furgoni i shkollës përplaset me një mjet, në spital mësuesja dhe 13 nxënës për kontroll mjekësor
Një aksident rrugor u regjistua këtë të mërkurë në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Mësohet se një furgon shkolle që transportonte nxënës është përplasur me një mjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit, janë dërguar për kontroll mjekësor një mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk pësuan dëmtime fizike.
Rreth orës 13:40, në Yzberisht, janë përfshirë në përplasje mjeti fugon që transportonte disa nxenës shkolle me drejtues shtetasin A. H me mjetin me drejtues shtetasin D. T.
Si pasojë kanë shkuar për kontroll mjekësor 1 mësuese dhe 13 nxënës, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime fizike nga përplasja e mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.