“Akoma s’po gjej dashnor”, këngëtarja e ‘shqetësuar’: Më gjuanin kur isha e shëndoshë, tani që u dobësova…

Të gjithë e mbajmë mend këngëtaren Big Mama, e cila në fillimet e saj në daljen në media, ishte e shëndoshë, por kohët e fundit ajo ka arritur forma trupore të dëshirueshme nga çdo vajzë.

Në një intervistë për “E diell”, Big Mama ka folur se si ka ndikuar humbja e kilogramëve të tepërt në jetën e saj personale, këngëtarja tha se nuk i ka prirë aspak për mirë (duke qeshur).

Gazetari: Kushedi janë çmend pushuesit me trupin tënd

“U çmendën po kot, askush smë gjun. Po kur isha e shëndoshë, më mirë isha, më shumë më gjujshin.Nuk e di vecanërisht në Shqipëri, si hyn në Doganë, polici më thotë “O Big Mama sa je dobësuar, po më lezet kishe e shëndoshë. Hej bre nanë, vij tjetri më thotë ‘më e mirë ishe e shëndoshë’. Prapë beqare.

Unë jam ndierë mirë dhe atëherë dhe tani, por pak më mirë tani për shkak të veshjeve se vesh çfarë të dua. Pasoja më e keqe është që ende nuk mund të gjej dashnor”.

Në një moment Big Mama e pyetur për kohën e saj të zënë me projektet në televizion, tha: “Po ku të ishte ajo nafake, ta kisha gjet një të pasur, kisha ndejt për qejf”.