“Ajo tha ‘PO’”; Klinton Zeqiraj i bën propozimin emocionues modeles bjelloruse!

Gazetari i njohur Klinton Zeqiraj prej vitesh është në një lidhje dashurie me modelen, Ekaterina Dubenik, e cila ka përfaqësuar Bjellorusisë në “Miss Globe 2022’, ku arriti të kurorëzohej si “Miss Golden Girl”, (Vajza e Artë).

Së fundmi gazetari ka zgjedhur t’i propozojë njeriut të zemrës teksa kanë qenë në një prej lokaleve në Sarandë, ku performonte Aurela Gaçe. Katerina ka qenë në skenë, kur gazetari u shfaq dhe i bëri super propozimin, teksa gjithë të pranishmit brohorisnin.

Emocione të papërshkrueshme për dyshen e dashuruar por edhe për gjithë publikun. Këtë moment gazetari e ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram, teksa ka shkruar.

“Nata më e veçantë ka qenë dje një natë plotë emocione dhe surprizash. Ajo tha PO ????❤️ I love you @ekaaaterinas që në ditën e parë dhe përgjithmonë. Faleminderit @aurelagaceofficial për atmosferën që krijove në ditën më të veçantë tonën. Te duam! Dheeee shumë faleminderit për këtë super video kaq të bukur që ke realizuar @sorgin_osmanaj ❤️ Faleminderit @orange_club_sarande_albania”.

Bordo