“Ajo tha po”: Futbollisti i Interit i propozon të dashurës shqiptare në Sarandë
Benjamin Pavard i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Kleofina Pnishi, shqiptare e Kosovës në bregdetin e Sarandës. Në një atmosferë të bukur dhe romantike, me lule dhe qirinj, Kleofina ka pranuar propozimin e të dashurit të saj.
Ylli i futbollit ndau lajmin e bukur në Instagram, ku çifti duket rrëzëllitës. “Ajo tha po”, shkruan Ben, shoqëruar me emoji-n e një unaze.
Thuhet se Benjamin ka ardhur për t’i kërkuar dorën të atit të Kleofinës, duke ndjekur kështu traditat tona.
Propozimi romantik përkon edhe me ditëlindjen e modeles, e cila mbushi 30 vjeç.
Anabelmagazine