“Ajo ishte personazhi kryesor dhe askush nuk e dinte” – modelja e njohur tregon prapaskenat e klipit të Ledrit me Sarën!

Marrëdhënia e Ledrit dhe Sarës është nga ato marrëdhënie në showbiz që mund t’i shpëtonte “syrit të keq” të thashethmeve dhe lajmeve duke u ruajtur në privatësi të plotë.

Vonë kemi mësuar se dyshja ishte njohur dhe ishte në një marrëdhënie gjatë kohës që shumë prej hiteve të Ledrit janë xhiruar e publikuar.

Së fundmi, modelja e famshme shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lorena Haliti, të cilën e pamë në klipin “Rio” ka treguar prapaskenat e këtij klipi.

“E vështirë të mos e postoja këtë foto me Sara Hoxhën teksa ajo ishte e pranishme në shesh xhirim”,- shkruan Haliti. “Ajo ishte kaq e ëmbël dhe ne menjëherë u bëmë shoqe, por kurrë nuk postuam diçka sepse nuk na lejohej”

“Ajo ishte personazhi kryesor dhe ju nuk dinit!”, – ka përfunduar modelja.

Duket se nga çifti Ledri dhe Sara do të ketë sërish për të mësuar me kalimin e kohës.