“Ajo ishte ende pjesë e jetës time”, Mozzik si rrallë herë flet për Loredanën pas ndarjes

Disa javë më parë, Mozzik publikoi këngën “Hana”, që ia ka dedikuar vajzës së tij. Në këtë tekst, reperi përmend edhe Loredanën.

Gjatë një interviste për “KosovaPress”, Mozzik ka treguar se këngën e ka shkruar kur Loredana ishte ende pjesë e jetës së tij dhe se kanë punuar së bashku për këtë projekt.

“Për këngën, kënga është punuar kur ka qenë edhe ajo pjesë e jetës time, edhe pse është nëna e vajzës time, këngën e kam punuar kur kam qenë bashkë me të në studio, e kemi punuar bashkë, madje edhe ajo e do shumë këtë këngë”, tha Mozzik.