“Ai rrugaç nuk ma pason topin”: Mbappé kapet nga kamerat duke ofenduar Neymar

Nëse nga njëra anë Mauricio Pochettino mund të gëzojë dominimin e padiskutueshëm të PSG së tij në Ligue 1, nga ana tjetër ai është i detyruar të përballet me një sërë problemesh që nuk janë të parëndësishme. Përveç pakënaqësive të Donnarummas dhe keqkuptimeve me Messin, trajneri argjentinas tani duhet të merret me tensionet e brendshme mes Neymar dhe Mbappe: sulmuesi francez në fakt është kapur nga kamerat duke u ankuar për brazilianin, pasi u ul në stol pas një zëvendësimi. “Ai rrugaçi nuk ma pason kurrë topin”, kishte thënë ai, sipas rindërtimit të mediave franceze.

Sekuenca e imazheve, e transmetuar nga Canal + është mjaft elokuente: Mbappé ulet pranë Gueye dhe tregon me dorën e tij në drejtim të shokut të tij të skuadrës, duke theksuar një zhgënjim të caktuar për qëndrimin e tij në fushë. Referenca është ndoshta për një veprim të mëparshëm në të cilin Neymar ishte egoist në një nismë të padobishme individuale në vend që t’i shërbente sulmuesit francez ose Di Marias, të pozicionuar më mirë. Të dy, nga ana tjetër, ishin ngatërruar më shumë se një herë gjatë ndeshjes, duke nxjerrë në pah disa probleme të të kuptuarit në fushë edhe pse tani është sezoni i pestë radhazi që ata ndajnë fushën. Situata kontraktuale e Mbappé, tani me një këmbë e gjysmë jashtë derës, nga ana tjetër nuk ndihmon aspak dhe vetë Pochettino pranoi se po punon për të provuar të gjente automatizmat e duhur për një ekip plot violina të para.