Agnesa Vuthaj me biznes çantash luksoze: Ju tregoj si i bëra paratë

Agnesa Vuthaj u kurorëzua “Miss Albania” në vitin 2004, ndërsa sot është sipërmarrëse e sukseshme e biznesit të saj të çantave luksoze, duke kthyer këtu emrin e saj në markë. Edhe pse e re në moshë dhe aspak me përvojë në fushën e modës dhe bukurisë, për Agnesa Vuthaj duket se kurora e “Miss Albania”, ishte një ogur që i hapi rrugën drejt famës. Prej disa vitesh Agnesa ka hapur një biznes çantash që ka rezultuar mjaft i suksesshëm, edhe pse vlera e tyre arrin deri në 700 Euro. Kurioziteti për këtë biznes nuk ka lënë pa ngacmuar edhe fëmijët e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, të cilët e pyetën të hënë në mbrëmje biznesmenen 32 vjeçare, se ku i gjeti paratë me të cilat hapi biznesin. “Për të hapur biznesin kam investuar kursimet e mia të 10 viteve ”, ka thënë ajo. Po si arriti Agensa të mbërrijë këtu ku është sot? Ajo ka lindur më 8 shkurt të vitit 1986 në Istog të Kosovës, dhe është fituese e konkurseve të bukurisë “Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004. Tashmë është biznesmene dhe themeluese e “Agnesa Vuthaj Fashion”, si dhe “Agnesa Vuthaj Association”. Është qytetare nderi e Xishuangbanna në Kinë, si dhe ambasadore nderi e Tajlandës. Agnesa po ashtu ishte finaliste në “Dancing with the Stars Albania” në vitin 2011. Ajo jeton dhe vepron në Prishtinë dhe në bashkëpunim me fotografin e njohur Fadil Berisha, ka licensën e përfaqësimit të Kosovës e Shqipërisë në konkursin “Miss Universe”, konkurs në pronësi Donald Trump. Agnesa Vuthaj ka përfunduar studimet për Komunikim Masiv në Universitetin AAB, si dhe Shkenca Politike në Universitetin “Fama”, dhe jeton vetëm. /Story.al/