Adrola Dushi rrëfen jetën pas divorcit: Nuk më gjuan asnjë mashkull
Ajo është një ndër vajzat më të bukura shqiptare dhe sa herë flitet për bukurinë e vajzave tona, ajo listohet e para. Por modelja e njohur Adrola Dushi na ka befasuar shumë me përgjigjen që dha kur është pyetur nga Roza Lati në programin “Why not”, se si reagon ajo kur e ngacmojnë djemtë. “Të ta prish këtë që the se mua nuk më gjuajnë fare!M’u bë djali për t’u martuar dhe them kur do më gjuajnë mua. Ka ikur koha ime fare. Për të qenë e sinqertë nuk më ngacmojnë shumë këtu. Nuk e di më ruhen, gjë që më pëlqen tek vetja ime. Kur bëhet ndonjë ngacmim që është për të qeshur, thjesht qesh dhe kaq”, shkruan PriveAdrola Dushi tani është beqare, pasi martesa e saj e parë përfundoi me divorc dhe ka një djalë të quajtur Troi. Mirëpo, duket se çunat kanë frikë t’i afrohen asaj sepse e përceptojnë se nuk kanë shanse.