Adrola Dushi flet për mëmësinë e parakohshme: Nëse Troy do të kishte lindur më vonë…

Adrola-Dushi-4

Modelja e njohur Adrola Dushi ka pranuar se do të kishte preferuar që disa zgjedhje në jetë t’i kishte bërë ndryshe. Aktualisht ajo është zhvendosur në Amerikë ku po ndjek plot sukses ëndrrën e saj për t’u bërë supermodele. Por në një intervistë për revistën “Who”, Adrola është shprehur se pengu më i madh i saj është se po rrëmben kohën që duhet t’i dedikonte Troit për profesionin. “Si çdo njeri kam pendesat e mia për momente apo vendime të caktuara që kam marrë në jetë. Do të kisha dashur që shumë gjëra të ishin ndryshe.

Adrola-Dushi-2

Ndonjëherë mendoj se nëse Troi do të kishte lindur më vonë, të dy do ta kishim shijuar më shumë njëri-tjetrin. Tani më duhet të qëndroj shpesh larg tij, të merrem me angazhimet profesionale dhe kjo sigurisht është e vështirë. Por unë do të bëj më të mirën për jetën tonë” u shpreh Adrola./Panorama Plus.

Adrola-Dushi-3