Adriana Matoshi vjen në rol kryesor në filmin e ri

Kanë nisur tashmë xhirimet e filmit të ri “Everybody Calls Redjo”.

Me skenar të Ibër Dearit dhe Artan Selmanit, protagonistët kanë filluar xhirimet e filmit Xhirimet do të realizohen në Maqedoninë e Veriut. Në rolin kryesor do të jetë aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Ajo do të luajë Hirën, gruan e Redjo dhe për këtë të fundit është konfirmuar se do të luajë aktori Afrim Muçaj.

Krahas këtyre, në këtë film pjesëmarrës janë: Adem Karaga, Adrian Aziri, Bereda Reshit, Mirsad Abazi, Labinot Raçi, Ledion Mulaki, Bujar Ahmeti dhe Daniela Markaj. Adriana tani ka shpërndarë edhe disa pamje të reja nga xhirimet e këtij filmi.

“Të gjithë thërrasin Adriana”, ka shkruar ajo referuar projektit në fjalë. Detaje rreth datës së publikimit të filmit nuk janë dhënë.