Adonia Dobi: Si po e përjetoj shtatzëninë në moshën 21-vjeçare, dhe karriera në modeling pasi të bëhem nënë
Dy vite më parë, asistentja me sytë blu e Arian Çanit, Adonia Dobi, mori famë si një nga Sofitë më të veçanta që priste e përcillte të ftuarit në emisionin “Zonë e Lirë”, jeta e saj ka ndryshuar totalisht.
Më pas, ajo iu dedikua plotësisht modelingut, duke u bërë imazhi i preferuar i sfilatave, projekteve dhe videoklipeve muzikore. Por Adonia duket një vajzë me fat, pasi, përveç karrierës, ajo ka gjetur dashurinë e vërtetë ndërsa pret të bëhet nënë për herë të parë shumë shpejt.
Për shtatzëninë në moshën 21-vjeçare, celebrimin me të dashurin e zemrës dhe karrierën që do të ndjekë më pas, ajo flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Lajmi se je në pritje të fëmijës së parë ishte një surprizë për të gjithë. E planifikuar apo jo që të bëhesh nënë kaq e re?
E planifikuar apo jo, për ne është bekimi më i madh.
Duke qenë se profesioni yt është modele, mendon se do të të pengojë të bërit nënë në vazhdimin e karrierës?
Absolutisht që nuk do më pengojë fëmija, sepse nuk e shoh si pengesë. Një person që do t’i shohë gjërat e mundura, i realizon sado të vështira të duken.
Në festën e “babyshow-er”, kush ishin miqtë e mikeshat që kishe ftuar?
Në babyshower ishin gjithë miqtë tanë, të cilët i falënderoj shumë për ardhjen e tyre, sepse e bënë festën akoma dhe më të bukur.
Jeni celebruar apo fëmija do të vijë pa celebrim?
Bebi do të vijë me celebrim normalisht.
Ti dëshiroje djalë apo vajzë dhe t’u plotësua dëshira?
Unë kam dashur dhe dua që engjëlli jonë të jetë i shëndetshëm, në radhë të parë, sepse gjinia s’ka rëndësi. Besoj se disa njerëz e kuptojnë këtë që po them.
Çfarë synimesh ke për veten tani e tutje?
Synimet e mia vazhdojnë të jenë po të njëjta, po tani me një engjëll në krah.
Sa vjeç je tani dhe ke frikë se pas lindjes nuk do të kesh me fizikun që ke pasur?
Jam 21 vjeçe dhe nuk besoj se ka ndjerë kush frikë për anën fizike kur ka ndjerë lëvizjet dhe gjuajtjet që të dërgon bebi. E di se do të kthehem shumë shpejt në formë, gjithsesi.
Nga fama që more te “Zonë e Lirë” çfarë mendon se ke përfituar, pra, ç’mbeti në memorien tënde?
Nga “Zonë e Lirë“ arrita të njihem nga shumë njerëz.