Adi Krasta kujton kohën kur kishte partnere Valbona Çobën

Adi Krasta, moderatori televiziv që solli ndryshimin në mënyrën si drejtohej një spektakël televiziv në Shqipërinë e viteve ‘90-të, poston herë pas here foto nga ato vite. “12 vallëzime…me Valbona Çobën shkruan poshtë kësaj fotografie të shkrepur gjatë spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”, me regjisore Vera Grabockën. Partnerja e tij në atë produksion ishte pikërisht një nga miss-et e “Miss Albania”, brunia me sytë blu, Valbona Çoba. Të ulur në studion televizive të improvizuar si një kënd shtëpie, Krastën dhe Çobën i ndante një ekran televizori i asaj kohe. Miqtë nuk kanë munguar me komentet e tyre ku veçojnë faktin se sa i ri duket Krasta në këtë foto, por ka dhe nga ata që nuk lënë pa komentuar xhaketën në masë e madhe për trupin e Krastës. /Story.al/