Adi Krasta dhe Elhaida Dani zbulojnë ç’do të bëjnë sot me Riccardo Cocciante në skenë
Pak orë para fillimit sot në mbrëmje në Pallatin e Kongreseve të Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH-së, Elhaida Dani ka ndarë me miqtë foton me mentorin e saj në Itali. “Pas 4 vitesh, sërish bashkë në Shqipëri me Maestro Cocciante. Mos humbisni hapjen e Festivalit të Këngës sonte në TVSH/RTSH!Kemi një surprizë për ju!”, shkruan Dani në foton me artistin. Ndërkohë prezantuesi i Festivalit, Adi Krasta ka ndarë me ndjekësit një foto nga provat. “Riccardo Cocciante në provë…”, shkruan Krasta poshtë fotos ku shfaqet duke biseduar me muzikantin 71 vjeçar, një moment ky që mesa duket do e shohim sot në mbrëmje gjatë natës së parë të festivalit.