Adelina Tahiri martesë me biznesmenin rus 25 vite më të madh? Këngëtarja i bën lëmsh të gjithë
Mediat po komentojnë së fundi lajmin se këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri është fejuar me partnerin e saj të zemrës, me të cilin po planifikon edhe martesë. Vetë artistja nuk ka dhënë detaje për personin që i ka rrëmbyer zemrën, por po flitet se ai është një avokat shumë i pasur nga Shkupi, me të cilin sot Adelina ka publikuar një foto, por përsëri pa i zbuluar fytyrën. “Surpriza më e bukur, të dua!”, shkruante Adelina. Ndërkohë mediat e Kosovës kanë zbardhur identitetin e tij, që sipas tyre mund të jetë një biznesmen 50 vjeçar rus. Sipas Indeksonline i fejuari i saj, me të cilin po bën plan të martohet quhet Sergej Samsonenko dhe është nga Rusia. Ai është pronar i një sërë biznesesh në Maqedoni, mes të cilave edhe hotelit RUSIA, sallës “Jane Sandanski” në komunën e Aerodromit, zinxhirin e bastoreve “BET City Ballkan” dhe i disa kompanive të tjera. Përfitimet e tyre të përbashkëta arrijnë deri në dhjetëra miliona Euro në vit. Sa për moshën flitet se Sergej është 50 vjeç, kurse Adelina është 26 vjeçe.