Adelina Ismaili u rikthehet sherreve të vjetra: Po nuhas kuçkat nga e shkuara që ulërasin vërdallë
Ky vit i ri duket se ka risjellë disa fantazma të së shkuarës për këngëtaren Adelina Ismaili, gjë që artistja duket se nuk e ka pritur aspak mirë. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet nëpërmjet postimit të ri në Insta Story, ku duket qartë irritimi i saj, ndaj ndonjë provokimi të mundshëm, sipas IconStyle.
“I nuhas disa k*çka nga e shkuara që ulërasin vërdallë. Jam shumë e zënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish si gruaja që njihnit dikur. Por kush e di… Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë!” -ka shkruar këngëtarja në postimin me tone kërcënuese.
Megjithatë, ajo që i ka trazuar qetësinë Adelinës, ende nuk dihet kush është.