Abuzimet me çmimet për finalen e Ligës së Konferencës, Autoriteti i Konkurrencës hetim tregut të hotelerisë!
Autoriteti i Konkurrencës vendosi monitorimin e tregut të hotelerisë, nisur nga fakti se prej disa ditësh çmimet e dhomave të hoteleve në Tiranë kanë regjistruar çmime jashtëzakonisht të larta, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, që zhvillohet në kryeqytet më 25 maj 2022.
Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se “nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren identifikoi çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit”.
Autoriteti i Konkurrencës iu kërkon ndërmarrjeve që mundësojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme në qytetin e Tiranës të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos, si dhe të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.
Nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.
Legjenda e skuadrës së Romës, por edhe Kombëtares Italiane të Futbollit, Francesco Totti ka zbuluar se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League, kundër Feyenoord. Duke folur për mediat lidhur me humbjen 2-0 të ekipit të Jose Mourinhos kundër Fiorentinës, përveç faktit se kritikoi vendimet e gjyqtarëve të kësaj sfide, Totti theksoi se “Roma ka kohë pa ngritur një Kupë dhe në Tiranë do ishte momenti i duhur”.
Do të jem në Tiranë. Ne nuk kemi luajtur një finale për një kohë të gjatë, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe ne do të shkojmë atje, me dëshirën për të luftuar deri në fund. Roma mund të përmirësohet me blerjet e synuara. Aty është një nga trajnerët më të fortë në botë, i cili do të drejtojë dhe kë duhet të blejë.
Top Albania Radio