A nuk duken si binjake “Miss Universe Albania” dhe “Miss Universe Indonesia”?

Disa javë më parë bukuroshja shqiptare, Paula Mahmetukaj u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Miss Universe 2020’. Paula mori vëmendjen e gjithë audiencës me tiparet e saj tërheqëse dhe fizikun perfekt.

Megjithatë duket se një tjetër vajzë në kompeticionin ndërkombëtar të përzgjedhjes së më të bukurës gëzon po të njëjtat tipare si Mahmetukaj. Kjo ngjashmëri e madhe ‘Miss Unvierse Albania’ me ‘Miss Universe Indonesia’, Frederika Cull i ka surprizuar të gjithë.

“Mendoj se nuk jam personi i vetëm që mendoj se fytyrat e tyre ngjajnë kaq shumë”, ka shkruar një prej faqeve në rrjet e cila bën bashkë fansa të kompeticionit në Indonesi.
Me një dieferencë moshe prej 1 viti nga njëra-tjetra, tiparet identike duket se do e bëjnë të vështirë dallimin apo dhe vlerësimin e dy vajzave bukuroshe që përfaqësojnë shtetet individuale në ‘Miss Universe 2020’.

revistawho.com