A nuk duken shumë bukur Era Rusi dhe Fatmira Breçani si nuse dhe vjehrrë?
Era Rusi dhe Fatmira Breçani postuan pak ditë më parë një foto të përbashkët me mbishkrimet: vjehrrë dhe nuse.
Sot u zbulua se dy këngëtaret e kanë këtë status brenda një klipi për bashkëpunimin e tyre muzikor që u publikua sot. “Me zemër të bardhë”, është nga ato këngët që të bën të ngrihesh në kërcim, ndërsa teksti dhe klipi ka kryefjalë marrëdhënien perfekte mes vjehrrës dhe nuses.
Tani as mos e vrisni mendjen të gjeni mënyrën për t’i thënë fjalë të bukura vjehrrës, vetëm hapni këngën dhe dërgojini një përshëndetje./revistawho.com