“A ndjen dashuri për dikë?”/ Pasi i konfirmuan lidhjen me Arsimin, përgjigjia e Anës na konfuzoi të gjithë!

Pikërisht kur menduam se çdo gjë po shkonte për mrekulli mes Ana Lleshit dhe Arsim Abdulit, ish-konkurrentja e “Për’puthen” na ka konfuzuar të gjithë. Sigurisht, ata të dy vetë nuk e pohuar asnjëherë zyrtarisht që janë në një lidhje, por burime të ndryshme kanë konfirmuar raportin e tyre të dashurisë. Së fundmi ka qenë Meridan Ramçaj ai që konfirmoi marrëdhënien e dyshes në një intervistë me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo në “Pardon My French” në Top Albania Radio.

Ana ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram. Njëri prej tyre e ka pyetur nëse ndjen dashuri për dikë, dhe bukuroshja brune teksa është përgjigjur me video na bëri “lëmsh” për Arsimin duke thënë:

“Të tregohem e sinqertë nuk e di. Ndoshta…ose po. Jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë,” është shprehur ish-konkurrentja.

Çfarë po ndodh mes çiftit?! Ndoshta një ndjenjë e fortë dashurie sa ka nisur të lindë. Kjo mbetet për t’u parë!

Arsimi është larguar nga Shqipëria për të qëndruar pak kohë me djalin e tij, duke e lënë “vetëm” Anën. Por, dedikimet për të në rrjete sociale nuk kanë munguar, as nga djali i vogël i ish-konkurrentit të programit të dashurisë.

Vetë Ana ndau në InstaStory një video-mesazh të të voglit, i cili i thotë se e do shumë.

“Lion, ti je dashuri dhe Ana të do shumë i bukuri im”– shkruante ajo, e emocionuar nga ky mesazh i sinqertë.