A mund të jenë duke u shtirur se po ndahen, Chiara dhe Fedez?
Njoftimet zyrtare mungojnë ende. Ka vetëm raportime. Mund të themi me siguri se martesa mes Fedez dhe Chiara Ferragni ka hyrë në krizë. Natyrisht, të dy janë me një ekspozim shumë të lartë mediatik, dhe asnjëherë nuk kanë ngurruar asnjëherë të publikojnë fakte nga jeta private.
Mediat italiane po shkruajnë se ndoshta ndarja e tyre, që po qarkullon në të gjitha mediat, është një lojë, për të larguar vëmendjen nga problemet e Ferragnit.
Me pak fjalë, një armë shpërqendrimi masiv. Nëse është kështu, loja nuk do të zgjasë shumë, por do të rrezikonte të kthehet në një bumerang: njerëzit e mediave sociale do ndalojnë mbështetjen nëse merret vesh që janë mashtruar.