A ju ka treguar gjë Sara për kujdestarin seksi të Poemës, apo jo?
Sara nuk na tregon shpesh për familjen e saj, ama ky postim i fotove të vëllait me siguri nuk do harroet lehtë, sidomos nga vajzat që e ndjekin atë. Do thoni ju çfarë ka të veçantë? Le të themi që Kevin është ‘babysitter-i’ më seksi që kemi parë. Ai shfaqet me Poemën në krah dhe mami Sara pranon se ai është kujdestari i mbesës dhe një daje i devotshëm.
Në një tjetër foto, ajo tregon se ai e vë në gjumë herë pas here, si dikur kur ishin më të vegjël.
Për vëllain e saj nuk dimë shumë, pasi ka një profil privat, por mund të themi me bindje se është goxha simpatik dhe Sara duhet të postojë më shpesh foto të tij, duke menduar kështu për ndjekëset e saj që me siguri e kanë komentuar shumë ose kanë ‘vrapuar’ për t’i bërë një follow./revistawho.com