“A do martohesh me mua?” Melisa e pavendosur ndaj pyetjes së Andit

Andi Shehi dhe Melisa Lleshi dy ish-konkurrentët e Për’puthen prej kohësh po përfliten për një lidhje mes tyre, ndonëse i kanë mohuar këto zëra.

Ata kanë nisur njohjen jashtë programit dhe gjasat që të krijohet (ose të jetë krijuar) çifti i dytë i Për’puthen, pas Teas dhe Beartit, janë të mëdha. Pak ditë më parë Andi ftoi publikisht Melisën në “një kafe serioze”. Ftesë kjo e pranuar menjëherë prej saj. Duke përdorur rrjetet sociale, dyshja ka treguar se janë takuar me njëri-tjetrin. Andi ka postuar në Instastory-n e tij një video me Melisën, duke ndarë me ndjekësit faktin se po njihen, pa praninë e kamerave.

Andi ditën e djeshme ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet me kostum, duke i shoqëruar me mbishkrimin: “A do martohesh me mua?” Dhe sigurisht Melisa nuk ka qëndruar pa një koment. “Hmm” ka komentuar ajo, duke supozuar se po mendohet.

Ndërsa Andi, si për t’i hedhur benzinë zjarrit i shkruan: “Të dogji ty që po mendohesh?”.

Kujtojmë se pak ditë më parë fansat e tyre kanë vërë re se ata kanë veshur sërish rroba të njëjta. Bëhet fjalë për një këmishë të bardhë që Andi e ka veshur kur ishte i ftuar në “Roped with Olsi”. Ndërkohë, së fundmi të njëjtën këmishë e ka veshur edhe Melisa.

Edhe më parë ata janë kapur nga fansat me të njëjtin kapuç dhe ambiente të njëjta. Disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre.

Për kapuçin, Melisa tha se ia kishte dhuruar Andit gjatë Për’puthen pasi ai e kishe pëlqyer shumë, kurse për shtëpinë thanë se janë në vende të ndryshme.

/News31.al