A do e falnit tradhtinë për 100 mijë euro? Shqiptarët të prerë në përgjigje: Fare, as për 1 milion euro (VIDEO)

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionit “Ditë e Re” në ekranin e RTV Ora.

Me sa duket shqiptarëve nuk u pëlqen aspak ideja e tradhtisë nga partneri, as nëse ajo bëhet në dijeni të tyre për para.

Kategorikisht të gjithë thanë se nuk do ta falnin tradhtinë as për 100 mijë euro.

“Paskeni zgjedhur temë të bukur që në mëngjes”, deklaroi një qytetar, teksa dikush tjetër ishte i prerë: as edhe për 1 milion euro, jo.