600 njerëz kanë rezervuar biletë për në hapësirë: Mes tyre edhe këta 10+ të famshëm!

Ndërsa Richard Branson dhe Jeff Bezos pohojnë se nuk janë në garë për të qenë miliarderi i parë në hapësirë, ekziston edhe një listë e gjatë me njerëz të pasur që duan të shkojnë në hapësirë, me një biletë.

Rreth 600 njerëz nga 58 vende kanë rezervuar bileta me vlerë deri në $250,000 për të qenë në valët e para të turistëve në hapësirë, sipas regjistrimeve të kompanisë. Lista besohet gjerësisht se përfshin të famshëm si Leonardo DiCaprio, Tom Hanks, Brad Pitt, Angelina Jolie, Russell Brand, Lady Gaga, Katy Perry, Justin Bieber, Kate Winslet, Rihanna dhe Ashton Kutcher.

Numri i rezervimeve aktuale është mbajtur relativisht i qëndrueshëm që nga viti 2014 kur SpaceShipTwo u rrëzua në shkretëtirën Mojave, duke plagosur pilotin dhe duke vrarë bashkëpilotin. Disa mbajtës të biletave kanë pritur më shumë se 15 vjet për të marrë fluturimet e tyre, sipas Reuters.

Virgin Galactic vlerëson vlerën e depozitave në 80 milion dollarë, dhe ish-CEO, George Whitesides tha për Insider se ai pret që turizmi hapësinor të sjellë 10 deri në 15 miliardë dollarë në dit.

Kompania thotë se synon të nisë deri në 400 fluturime në vit, duke transportuar deri në gjashtë pasagjerë me dy pilotë.

Burimi: Business Insider

/Anabelmagazine