50 vjeçarja që shëtit botën me bikini në -40 gradë

Ajo është 50 vjeçe, por nëse do të bazoheshim tek pamja e saj askush nuk do të mendonte se është më shumë se 30. Më krenare se kurrë ajo është shfaqur në liqenin e Baikal në Rusi, ku 50-vjeçarja Liu Yelin vazhdon të preferojë të vishet me bikini, pavarësisht se temperaturat janë -40 gradë celsius. Sipas “Top Channel”, 50-vjeçarja me pamje rinore ka treguar se është objektivi i jetës së saj që të udhëtojë përreth globit e të pozojë me bikini, të cilave ajo u referohet si armaturë, pavarësisht se sa ftohtë, apo çfarë moti është. /Story.al/