5 vite nuse e Sinan Hoxhës, Andrra Destani bëhet nostalgjike për ditën e dasmës
Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it. Ditën e sotme ata festojnë 5-vjetorin e martesës dhe për ta bërë këtë ditë më të veçantë ka menduar Andrra, e cila ka shkruar fjalët më të ëmbla për partnerin e saj.
“5 vite me pare, ne altarin e dashurise u betuam mes emocionesh per lumturi te perjetshme, te cilen e deshmoj cdo dite pakursim. Kemi bekimin e zotit, per ajrin e dashurise qe frymojme dhe rrjedhen e pafundme te casteve qe se bashku perqafojme. Je buzeqeshja ime qe kurre s’do te venitet, je loti im i gezimit! S’me tremb asnje dallge e jetes, sa kohe streha ime je ti! Jemi festa e jetes se njeri-tjetrit, gezuar dashuri,” shkruan Andrra në postim, të cilin e ka shoqëruar me foto nga dita kur kurorëzuan dashurinë. Sot ata janë prindër të një djali të quajtur Ansi.