
4 vite bashkë, Jude Law martohet me psikologen
Aktori 46-vjeçar u martua me të dashurën e tij 32-vjeçaren Phillipa Coan në një ceremoni private ditën e martë, në Londër. Në fotot e publikuara të çiftit teksa dilnin nga bashkia e qytetit, 32-vjeçarja e cila me profesion është psikologe, kishte veshur një fustan të bardhë të thjeshtë dhe mbante në dorë një buqetë me lule të egra. Ndërsa, aktori i njohur kishte veshur një kostum blu kadife të cilin e kishte kombinuar me kapele dhe syze dielli, shkruan Lapsi.al. Çifti konfirmoi se ishte fejuar në shkurt, pas katër vjet lidhjeje.
