34-vjetori i Emina Çunmulaj: “Edhe në këtë ditëlindje jam në vendin që as e kisha ëndërruar”

Modelja e famshme Emina Çunmulaj ka festuar ditëlindjen e saj të 34-tërt. Modelja që këtë vit solli në jetë edhe një vajzë, po ndjehet shumë e bekuar me jetën që bën dhe me vajzat e bashkëshortin që ka në krah. Çunmulaj në ditëlindjen e saj, i ka bërë një urim vetvetes në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Prive. “Ata që janë të bekuar, janë njerëzit që e dinë se çfarë kanë në jetë. Sot mbush 34 vjet dhe më duhet të nis duke thënë se ndjehem si 24 (në kokën time po mendoj dhe në këtë ditëlindje jam në vendin ku as nuk e kam ëndërruar që do të jem. I kam dy vajza të bukura që më ka falë Zoti dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, që më jep shumë përkrahje dhe dashuri. Jeta është një udhëtim i bukur”, ka shkruar Emina në Instagram, duke thënë se nuk po ndjehet si 34 vjeçare.