33 epidemiologë të vijës së parë të luftës me Covid-19 nisin grevën, nuk morën pagat e premtuara

Ditën e sotme 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike kanë nisur grvën, pasi nuk kanë përfituar pagat e premtuarae për shërbimin në vijën e parë të luftës kundra Covid-19. Madje nuk janë paguar as për punën jashtë orarit.

Zija Alhysa, kreu i Sindikatës së Shëndetësisë dhe punonjës pranë kësaj qendre, thonë se që prej 26 nëntorit stafi shëndetësor nuk ka marrë ende pagat përsa i përket punës të kryer jashtë orarit. Ndërkohë gjatë këtyre dy muajve ata kanë qenë në vijën e parë të rrezikut nga koronavirusi, pasi kanë qenë në kontakt me personat e infektuar ose ata që dyshoheshin si të tillë.
Ai dhe kolegët ndër të tjera kanë pritur pasagjerët e trageteve dhe kryenin kontrollet e tyre në ishin prekur nga Convid 19. Ata kanë arritur të bëjnë sipas tij deri në 40 tamponë në ditë.

“Ditën e sotme jemi ngritur në grevë. Jemi 33 punonjës të Qendrës Shëndetësore Epidemiologjike. Ne nuk kemi përfituar asnjë pagë siç parashikohej për mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19. Nuk ka mjaftuar kjo, por ditën e sotme sapo është marrë vesh për grevën tonë është ushtruar presion në këtë qendër që të mos dilnin në grevë. Punonjësit janë izoluar në qendër dhe nuk dalin për të punuar, por as për mediat për shkak të kërcënimeve me vendin e punës. Ndërkohë ende nuk na janë paguar orët shtesë që kemi punuar në 6 muajt e fundit”- trego Alhysa.

News31.al

Burimi: Balkanweb