3 vite romancë, Irkenc Hyka fejohet me këtë vajzë!

Në dhjetor të vitit që lamë pas, teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, muzikanti Irkenc Hyka zbuloi se po përjetonte prej 3 vitesh një romancë.


Ai nuk preferoi ta zbulojë identitetin e bajzës që i ka vjedhur zemrën dhe po wëndron prej 3 vitesh krah tij, por ne të “Iconstyle.al” i bëmë ca kërkime dhe zbuluam se në fakt çifti i paska dhënë fund beqarisë. Këtë lë të kuptohet unaza në gishtin e partneres së Irkencit, e cila quhet Abi Fregjaj.

Ajo ka treguar thonjtë e rinj në InstaStory, dhe si të mos na shkonte syri tek unaza në gishtin e fejesës? Nuk dihet se kur Irkenci dhe Abi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por ata duken tepër të lumtur krah njëri-tjetrit.

Këtë e tregojnë edhe fotot e shumta të vajzës në fjalë me këngëtarin, foto të cilat i ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram. Burimi: Iconstyle