3 ditë pa asnjë shenjë jete nga i ati! Djali i minatorit që ka ngecur në galeri shkon në vendngjarje, me sytë nga tuneli ende pret…

Në ambientet e jashtme të galerisë që ka pësuar shembje ka shkuar edhe djali i minatorit, i cili është në pritje të ndonjë lajmi për babain e tij.

BULQIZË– Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë, ende nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e Muharrem Plakut, 60-vjeçari që ka mbetur në minierë. Në ambientet e jashtme të galerisë që ka pësuar shembje ka shkuar edhe djali i minatorit, i cili është në pritje të ndonjë lajmi për babain e tij.

Ai është kapur në foton e siguruar nga “Top Channel” teksa pret jashtë galerisë me shpresën se i ati do të dalë gjallë, ndërkohë që kërkim për të brenda ende vazhdojnë.