28-vjeçari që do bëhej baba ndërron jetë pas shpërthimit të paisjes që do zbulonte gjininë e bebit
Një burrë 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi paisja që do të përdorej në një festë ku do të zbulohej gjinia e bebit që priste të vinte në jetë, ka shpërthyer. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e New York-ut.
Efektivët e policisë ju përgjigjën një raportimi për një shpërthim ditën e dielë. Pas hetimit në vendin e ngjarjes u zbulua që Christopher Pekny, babai i ardhshëm, ishte duke e ndërtuar vetë paisjen që do të përdorej për të zbuluar gjininë e fëmijës.
Ndërkohë nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe vëllaii Pekny-t, Michael, i cili u dërgua me urgjencë në spital. Policia nuk dha detaje më shumë nga ngjarja dhe çfarë paisje ishte duke ndërtuar i riu.
Kujtojmë që më herë këtë muaj, një burrë në Michigan ndërroi jetë pas shpërthimit të një paisje, e përdorur sërish në një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës. Në atë rast paisja nuk u përdor për të parë nëse bebi do të ishte djalë apo vajzë, por për të festuar ardhjen në jetë të tij.
Këto ngjarje janë paraprirë nga disa aksidente të tjera që kanë ndodhur nga festa të tilla, madje njëra prej tyre ishte shkaktare për nisjen e zjarreve në Kaliforninë Jugore në fund të 2020-ës dhe një tjetër u bë shkak për një aksident ajror në Texas.
Jenna Kavaundis, blogerja e njohur e cila në fakt është ndër të parat që ka organizuar një festë të tillë, nga ku u frymëzuan edhe shumë të tjerë, ka bërë thirrje që të mos teprohet më me organizime të tilla, pasi po shkaktojnë tragjedi dhe fundja askujt tjetër përveç prindërve nuk i intereson.
/News31
Burimi: CNN