23-vjeçari milioner braktis jetën e luksit për të qëndruar në rrugë

Një 23-vjeçar, i cili jeton mes luksit, makinave super të shtrenjta dhe pushimeve ekzotike, ka vendosur që për disa ditë të jetojë si një njeri i pastrehë. Por pse ky vendim? “Daily Mail” shkruan se i riu u bë pjesë e dokumentarit “Kur të pasurit bëjnë një jetë si të pastrehë”.

Kieren-Hamilton-2

Kieren Hamilton kaloi tre net duke fjetur në rrugë, poshtë një qendre tregtare në Londër. Para se të niste xhirimet e këtij dokumentar, 23-vjeçari u shpreh se njerëzit që rrinë në rrugë janë “dembelë”, dhe se me pak vullnet mund të mos bëjnë një jetë të tillë. Për këtë arsye ai vendosi që ta përjetonte vetë këtë lloj ndjesie për disa ditë.

Kieren-Hamilton-3

Por a mendoi edhe në fund të dokumentarit kështu? Me rroba të thjeshta dhe vetëm me një jorgan të hollë gjumi ai u largua nga familja e tij për të fjetur në trotuaret e The Strand. Sipas mediave britanike, ky vend njihet si më i rrezikshmi i të pastrehëve në Londër.

Kieren-Hamilton-4

Gjatë qëndrimit të Kieren aty, dy prej të pastrehëve dyshuan se ai mund të jetë një njeri në nevojë, pasi dhëmbët e tij ishin shumë të kuruar. “Këto nuk janë dhembë të një të pastrehe”, ka thënë njëri, ndërsa tjetri i kundërvihet keq duke i thënë të tregojë se kush është në të vërtetë. “Kush je ti, ke dhëmbë shumë të këndshëm, je polic? Unë kurrë nuk kam parë këtu një njeri si ti, do të të vras”, është shprehur njëri prej të pastrehëve.

Kieren-Hamilton-5

E ky ishte një moment shumë i vështirë i cili i rrezikoi jetën 23- vjeçarit, pasi ai nxori thikën dhe ia drejtoi atij. Në këtë situatë ishte e nevojshme ndërhyrja e ekuipazhit të xhirimit, pasi kjo zënkë mund të ishte fatale.

Kieren-Hamilton-7

Me anë të kësaj eksperience ai thotë se tashmë e kuptoj se përse të pastrehët janë kaq agresiv, pasi është një terren i vështirë ku duhet të mbijetosh dhe veç kësaj ai tregon se të provosh të jesh i pastrehë të frymëzon që të vazhdosh të punosh më shumë për të mos u bërë pjesë e kësaj situate të pashpresë.

Kieren-Hamilton-8

23-vjeçari ka shtuar që pas kësaj eksperience i ndihmon më shumë të pastrehët, flet me ta pasi i bën të ndihen mirë. “E di, sepse kështu ndihesha unë kur bëra si i pastrehë”, ka treguar ai.

Ndërkohë Kieren Hamilton ka plot 81,400 ndjekës në profilin e “Instagram”-it dhe jeton në një shtëpi luksoze në Manchester së bashku me të dashurën e Jess Hall, 22 vjeç. Ata kanë dhe një vajzë 2-vjeç që quhet Esmae./Panorama Plus