
200 mijë euro vilë, Ledri Vula nis jetën në lagjen e VIP-ave
Reperi i dashur për publikun shqiptar, Ledri Vula, është vendosur në një prej zonave më të preferuara turistike në Kosovë. Duke qenë se prindërit e tij kanë shtëpi në Brezovicë, edhe ai do që të zhvendoset pranë tyre. Sipas ‘Iconstyle’, shtëpia e re e Ledrit është një vilë dykatëshe super moderne, e cila ka kapur vlerën e 200 mijë eurove. Vila e tij është në zonën e VIP-ave dhe reperi ka tashmë komshinj Shyhrete Behlulin dhe Luan Salihun.
