
2 martohen, 100 tërbohen (në komente)
Ndërkohë që ndodh gjëma vërdallë, njerëzit diskutojnë sulmin agresiv të Jozit ndaj Gjestit dhe po diskutohen edhe një herë vlerat e televizionit në Shqipëri, “Big Brother” i këput një “tra la la” dhe njofton se do të ketë dasmë! Egli dhe Gjesti do të martohen dhe kjo i tërboi komentuesit.
Të shumtë ishin komentuesit që e lidhën dasmën me eliminimin e Gertës, e cila la shtëpinë një javë para finales së 19 prillit.
Të tjerë u shprehën se martesa është e rreme dhe po kryhet me “zor”.
Për ju kuriozët, dasma do të zhvillohet në orën 20:30 dhe nga vizuali, qenka tipike një dasmë Bollywood-i, se fundja, telenovelë indiane është ky “BBVA 4”.
View this post on Instagram
Anabelmagazine