“11 vite pa babin”: Sara Hoxha tregon karrigen bosh të tij në dasmën e saj duke na emocionuar me çdo fjalë
23 maji është një datë që kujton një dhembje të madhe jo vetëm për familjen Hoxha por për të gjithë shqiptarët. 11 vite më parë në këtë datë, themeluesi i Top Media, Dritan Hoxha u nda nga jeta në mënyrë të papritur e të parakohshme.
Vetëm pak minuta më parë, Sara Hoxha, me një postim në Instagram i ka kushtuar disa fjalë të atit dhe na ka emocionuar të gjithve.
Ajo ka treguar se në dasmën e saj, një karrige e rezervuar qëndroi bosh për të atin dhe ashtu ndodh në çdo event të rëndësishëm.
“Për 11 vitet e fundit tonat, kemi pasur gjithmonë karrige bosh në mënyrë që të të kemi prezent. Dhe sërish, asnjë nga këto s’është e nevojshme. Ti je në mendjen time që në mëngjes kur shoh djalin, sa herë flas me vëllain dhe sa herë shoh mamin që shpreson që ti të ishe mes nesh për të na rrëfyer rrugën. 11 vite më parë më theve zemrën dhe vetëm tani që jam prind vetë po mësoj t’i ringjis pjesët e thyera. Jam e sigurtë për një gjë, ti ma dërgove Londonin që ta shihja jetën më pozitivisht. Të gjithë fëmijët që e kanë humbur një prind e dinë se dhembja nuk largohet asnjëherë, gjithsesi, ti mësohesh ta përballosh dhe të jetosh me kujtime” – ka përfunduar Sara duke na emocionuar të gjithëve. /News31.al