11 gra tregojnë momentin kur kuptuan se gjetën ‘shpirtin e tyre binjak’
#1
“E dija që ai ishte shpirti im binjak, kur ishte aq nervoz në takimin tonë të parë, saqë porositi një shishe vere vetëm për vete, pasi kamarieri i tha se nuk shërbenin vetëm një gotë. Sjellja dhe ankthi im social përputhej aq mirë me të tijën. Ne u fejuam tre muaj më vonë dhe po festojmë gjashtë-vjetorin e martesës këtë vit.” – Nataliya, 32 vjeç
“Papritur, përfundova në cirk pasi mora një biletë falas. Morgan po punonte për sigurinë në derë. Ajo më vuri re duke ecur me fustanin tim të shkurtër me xhup të kuq dhe çizmet e gjata. Disa ditë më vonë, Morgan u ndesh me foton time në një grup Queer në Facebook. Kanë kaluar gati katër vjet tani dhe ne jemi fejuar.” – Chaya, 24 vjeç
#3
“E dija që kisha takuar shpirtin tim binjak, kur ishim vetëm së bashku, në heshtje, në majë të qytetit. Nuk kishte askënd tjetër përreth dhe ndjeva se mund ta kaloja tërë jetën time në atë vend të ftohtë dhe me erë nëse ai ishte me mua. Atëherë e kuptova se doja të isha me një person që më lejon të jem vetvetja ashtu siç jam, e çmendur, qesharake dhe pa grim. Ai ndjehet njësoj si mua dhe ne jemi duke planifikuar ta kalojmë jetën bashkë.” – Sirapi, 27 vjeç
#4
“Një nga momentet më të rëndësishme ka qenë kur gjyshi im ndërroi jetë. Brian ishte jashtë shtetit në një udhëtim kampingu në fundjavë me miqtë e tij. Kur dëgjoi se çfarë ndodhi, ai menjëherë fluturoi për në shtetin ku isha unë dhe familja ime, vetëm me rrobat e tij në shpinë. Më kujtohet që ai vraponte drejt meje dhe unë shpërtheva në lot. Kurrë nuk do ta harroj atë moment, ose momentet e shumta që nga ajo kohë, kur ai kujdeset për mua, më bën të ndihem mirë dhe e dashuruar.” – Katelyn, 32 vjeç
#5
“Kur fillimisht takova bashkëshortin tim, me të cilin tani jam martuar prej 9 vitesh, ndjeva një lloj lidhjeje të thellë, që nuk mund ta shpjegoja. Një javë pas lidhjes sonë, ai ndryshoi gjithçka që unë kisha planifikuar dhe më organizoi surprizën dhe festën më të veçantë për ditëlindje. Ishte një nga gjërat që më bëri të kuptoj se ai ishte i duhuri.” – Jordania, 34 vjeç
#6
“E dija që i dashuri im ishte shpirti im binjak, kur kuptova se i doja të metat e tij, po aq shumë sa ai.” – Lana, 29 vjeç
#7
“Mendoj se është hera e parë që ai këndoi një nga këngët e tij për mua. Ishim vetëm ne dhe një kitarë akustike. Kuptova se kudo që të isha, nëse do isha me të, do më dukej si të isha në shtëpi. Tani, ne krijojmë muzikë së bashku dhe unë dashurohem me të çdo ditë.” – Veronica, 40 vjeç
#8
“Ai porositi djathë të pjekur dhe çokollatë të shkrirë në një nga takimet tona të para.” – Kat, 34 vjeç
#9
“Unë besoj se shokët e shpirtit (ang. soulmate), nuk duhet domosdoshmërisht të jenë romantikë, pasi e gjeta timen në mikeshën më të mirë. Kur e takova për herë të parë në shkollën e mesme, u ndjeva pak e smbrapsur nga ajo. E kuptoj tani që është për shkak se ajo ishte një reflektim i imi.
Ndërsa koha kalonte, ne mund të ndanim çdo mendim që kishim, pa marrë parasysh sa të cuditshme mund të ishin ato. Edhe pse tani nodhemi në dy anë të ndryshme të botës, përpiqemi të vazhdojmë komunikimin dhe të takohemi sa herë kemi mundësi.” – Erin, 26 vjeç
#10
“Në kolegj pashë një djalë duke luajtur në kitarë dhe i thashë me shaka:
“Ti djali lezetshëm i kitarës, duhet të më nxjerrësh për një kafe.” Më pas, sapo biseduam e kuptova se ishte AI. Një ditë erdhi për kafe dhe nuk u largua kurrë nga jeta ime. Për pak, bëjmë pesë vjet të martuar.” – Amanda, 26 vjeç
#11
“E dija që ai ishte i duhuri, kur kuptova se unë isha personi i parë që ai telefonoi, pasi kishte patur mendime për vetëvrasje. Ai më zgjodhi mua për të rrëfyer mendimet e tij më të çuditshme, më të thella dhe më të errëta. Në atë moment, kuptova se sa rëndësi kisha unë për të dhe sa i rëndësishëm ishte ai për mua.” – Yousra, 20 vjeç
Burimi: Cosmopolitan