100 milionë shikime në Tik Tok, njihuni me këngëtarin që theu rekordin e fundit

Këngëtari Fatmir Sufa po vazhdon të thyej rekorde me audiencë në rrjete sociale.

Së fundmi ai ka arritur të thyejë rrekorde në rrjetin social më të kërkuar të momentit, Tik Tok. Kënga e tij të famshme, dueti me Albërie Hadërgjonaj “1 Shans” u bë virale pasi ka arritur në mbi 130 Mijë video publikime të postuara nga mijërja persona të ndryshëm disa prej tyre shumë të famshëm dhe me miliona ndjekës.

Hashtagu #Fatmir Sufa është publikuar nga turku i famshëm @cznburak me mbi 24 milion ndjekës, @dilarakaçmazz mbi 3 milion ndjekës, të cilët kanë marrë mijra pëlqime.

Përpos rritjes popullaritetit këngëtari Sufa ka shtuar në portofolin e tij edhe shumë para, pasi sipas llogaritjeve të reklamave në Tik Tok 1 milion klikime fitimet llogariten në 600-700 dollarë ndërsa me 100 milion fitimet e tij llogariten në shifrën e 70 Mijë dollarëve.

Ky sukses i fundit duket se ka qenë super produktiv për Sufajn pasi atij i janë shtuar edhe kreditet në rrjetet sociale personale facebook, instagram dhe You tube./www.story.al