1 muaj pas ndarjes së bujshme, Scott Disick dhe Sofia Richie fotografohen sërish bashkë

Lajmi i ndarjes së dyshes së njohur, Scott Disick dhe Sofia Richie bëri xhiron e rrjetit. Fill pas këtij momenti ndjekësit spekuluan se Disick ishte rikthyer me mamanë e fëmijëve të tij, Kourtney Kardashian.

Komentet në rrjet kanë qenë të ndryshme, megjithatë duket se gjithçka ka rënë poshtë pasi Scott është fotografuar me modelen 21-vjeçare në ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Çifti janë fotografuar në Malibu 1 muaj pas lajmit të ndarjes së tyre, duke ngjallur edhe më shumë kureshtje tek ndjekësit.

Nuk dihet ende nëse Scott dhe Sofia janë rikthyer sërish bashkë, por këtë lajm pritet ta konfirmojnë vetë ata./revistawho.com