“Zoti me solli një fat të mirë”, çfarë rrëfente Elvana Gjata për të dashurin e saj Ervin Mata

“Zoti me solli një fat të mirë”, kështu shprehej këngëtarja Elvana Gjata muaj më parë në një intervistë për “Xing me Ermalin”, ku ajo pranoi se ishte në një lidhje dashurie. Megjithatë Elvana Gjata nuk e tregoi emrin e të dashurit të saj biznesmen Ervin Mata. Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi goc vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”. “Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja. “Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?” “Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë. Emri i Ervin Matës është ndër më të diskutuarit që mbrëmjen e djeshme pas sherrit në një lokal në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën tre të tjerë. Nga informacionet e deri tanishme mësohet se shkak i konfliktit është bërë një ngacmin ndaj Elvana Gjatës. Mësohet se Elvana shoqërohej nga i fejuari i saj, Ervin Mata, brenda në ambientet e lokalit. Pasi këngëtarja është ngacmuar, ka nisur një konflikt fizik midis Ervin Matës dhe grupit të Elvis Martinajt. Menjëherë pas sherrit, i fejuari i Elvanës ka thirrur miqtë e tij për t’i ardhur në ndihmë dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve/Politiko