Zhaku rrëfehet nga Gjermania si grua e martuar: Ndihem njeri krejt tjetër tani

Statusi i plotë:

Miq të dashur, në vitin 2005, në moshën 23 vjeçare, nisa një ndër përvojat më të bukura televizive, “Metropolitan Show”, në Vizion plus. Rastësisht, gjeta një përmbledhje që e kishte përgatitur bashkëpuntorja ime e dashur dhe besnike, Kristi Qirjazi. Ishte përmbledhja e edicionit të parë 2005-2006. E pabesueshme se sa shumë gjëra kanë ndodhur në këtë program, se sa të ftuar fantastikë, bashkëpuntorë të dashur e të shtrenjtë, miq dhe mikesha që i kam dashur dhe i dua shumë. Natyrisht, shumë gjëra do t’i kisha bërë ndryshe, (unë personalisht ndihem një njeri krejt tjetër tani, pas 12 vjetësh dhe gati nuk e rigjej më veten në atë të kaluarën), por duke riparë këtë përmbledhje pas kaq shumë kohësh, u mallëngjeva duke kujtuar momentet e papërsëritshme që falë të ftuarve dhe personazheve të përhershëm të këtij show, pata nderin të përjetoj. Nuk dua të flas shumë rreth këtij materiali, se flet vetë më bukur se unë, por po e publikoj, në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për të gjithë stafin e Vizion plus dhe të gjithë të ftuarve dhe miqve të mij që kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm në realizimin e këtij programi.