Zbardhet vrasja e Florian Selimit në Fier, policia arreston 2 autorët e dyshuar

Është zbardhur vrasja e 23 vjeçarit Florian Selimi, e ndodhur natën e 11 gushtit në fshatin Hamil të Fierit. Policia njofton se ka shoqëruar dy autorët e dyshuar, shtetasit me iniciale S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë e kanë vrarë 23 vjeçarin për motive të dobëta. Ata e kanë goditur me thikë dhe për pasojë i riu ka ndërruar jetë.

I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Materialet ndaj të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel