Zbardhen fragmente nga autobiografia e Tina Turner: “Burri i parë më dhunonte, i dyti më riktheu në jetë”

“Në ditën që unë dhe burri im Ike u takuam përpara gjykatës kur isha 39 vjeçe, isha gati të fitoja lirinë time!”- nis rrëfimin e saj Tina Turner në autobiografinë “My Love Story”, nga e cila “Daily Mail” ka zbuluar disa fragmente. Nga dhuna dhe abuzimet prej Ike Turner, tek dashuria e vërtetë me burrin e saj të dytë Erëin Bach 16 vite më të ri se ajo, me të cilin u martua në vitin 2013-të. Ishte pikërisht Erëin ai që i ka dhuruar një veshkë për ta shpëtuar nga vdekja. Sipas rrëfimit, Ike me të cilin ishte e martuar nga viti 1962 deri në vitin 1978, e rrihte vazhdimisht deri në pikën që të mendonte për vetëvrasje, shkruan Lapsi.al. Me Anna Mae Bullock, emri i vërtetë i këngëtares, nuk i kishte mbetur pothuajse asgjë .“Kur po e lija gjykatën pas ndarjes kisha vetëm emrin tim të artit, Tina Turner dhe dy Jaguar-ë që më kishte lënë Ike. Nuk kisha idenë se si do të paguaja faturat, qiranë. Por unë kam ecur përpara me vullnet dhe jam sot këtu ku jam”, është shprehur këngëtarja. Ajo ishte viktimë e një njeriu të pabesë, të varuar nga droga i cili e abuzonte atë fizikisht. Turner ishte shumë keq psikologjikisht dhe u përpoq të kryente vetëvrasje, por mbijetoi.