Zaimina Vasjari shfaqet e gjakosur në fytyrë

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga femrat më të ndjekura në rrjetin social “Instagram” si dhe ndër më të komentuarat në shoëbiz-in shqiptar. Ajo tërheq gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj seksi dhe provokuese. Por me fotografinë e fundit të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Zaimina i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa është shfaqur me një look të ri. Në foto këngëtarja është me flokë të lagura dhe e gjakosur në fytyrë. Zaimina ka treguar se pse është shfaqur kështu para ndjekësve të saj, duke shkruar krahas fotos: “Halloëeen-i po afron. Si do të visheni këtë vit?”, shkruan Panorama Plus.Përveç pëlqimeve të shumta, fotografia ka marrë gjithashtu edhe shumë komente, ku mesa duket u ka pëlqyer ky make-up për “Halloween”.