Vrasja në ish-Bllok/ Këngëtarja Elvana Gjata shpallet në kërkim nga policia

Policia ka shpallur në kërkim edhe këngëtaren Elvana Gjata. Urdhri ka dalë pas ngjarjes së javës së shkuar në një prej lokaleve të zonës së ish-Bllokut, ku si pasojë e një sherri mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. Urdhri për ta shpallur në kërkim këngëtaren vjen si pasojë e përfshirjes së saj në këtë ngjarje si arsyeja e këtij konflikti mes dy grupeve, ku u përfshi edhe i dashuri i saj Ervin Mata. Pas shumë tentativash për t’i marrë dëshminë këngëtares grupit hetimor duket se nuk ia kanë dalë, bën me dije “Abc News”. Gjatë emisionit “Opinion” mbrëmë në “Tv Kan” gazetarët e kronikës së zezë treguan se Elvana ishte larguar jashtë vendit para se të ndodhte ngjarja. Në kërkim janë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, dhe dy miqtë e tij, Fabio Alushi dhe Komandoja Mevjol Bilo.