(VIDEO) Thyhen rregullin e programit, konkurenti i “Përputhen” është i martuar

“Përputhen” në E Diell është kthyer në rubrikat më të komentuara për shkak të debateve të shumta që ndodhin në studio mes konkurentëve.

Gjatë programit dalin në pah edhe shkeljet që djemtë konkurentë kanë kryer gjatë kohës që janë bërë pjesë e rubrikës. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar një video e Lulzimit teksa ka qënë i ftuar në një emision ku shprehet se është i martuar.

Bloggeri Olti Curri ka siguruar videon e Lulzim Jasharit, konkurentit nga Kosova që shfaqet në emisionin “Tribuna” duke thënë ‘bashkëshortja ime’ e duke lënë të kuptohet se është i martuar.

Nuk dihet nëse Lulzimi vazhdon të jetë ende i martuar apo nëse tashmë është i divorcuar. Mirëpo nëse është rasti i parë duhet thënë se ai ka shkelur një nga rregullat kryesorë të programit.

Mbetet të presim vendimin që do marrë produksioni të dielën e ardhshme./News31.al