Video/ Kjo aktore e Portokallisë do që t’i zërë vendin Xhemit

Moderatorja, Xhemi Shehu dihet tashmë që prej vitesh po moderon spektaklin e humorit “Portokallinë”.

Mirëpo, aktorja e njohur Dalina Disha, e ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” ka pranuar se dëshiron t’i zërë vendin Xhemit në rast se ajo largohet.

“Në rast se Xhemi sezonin që vjen nuk është në Portokalli, do të bëjë diçka tjetër. Ty do të pëlqente të ishe në të njëjtën kohë edhe aktore dhe moderatore në Portokalli?”, – e pyet Aulona Musta aktoren.

“Me modesti e them këtë gjë që them se e bëj shumë mirë”, – thotë Dalina. /Gazeta Liberale