Vetëm pak muaj pas ndarjes nga i dashuri, fejohet Morena Taraku

Ka pak kohë që Morena Taraku është larguar nga Shqipëria dhe momentalisht jeton në Turqi. Atje ajo u njoh dhe me miliarderin Sasha Sobhani, me të cilin pati një lidhje që fatkeqësisht, nuk zgjati shumë. Mesa duket, Morena ka vendosur të vazhdojë me jetën e saj. Ditën e djeshme, ajo publikoi një foto një ‘Instastory’, ku la të kuptonte se ishte në një lidhje të re, ndërsa ditën e sotme, ka surprizuar të gjithë me postimin e fundit. “Unë thashë po”, ka shkruar Morena në foton ku dukej me një unazë gjigande në gisht, shkruan Who. Nuk e dimë nëse Morena vërtetë ka vendosur t’i japë fund beqarisë apo jo, kështu që jemi në pritje të detajeve të reja.